KRYEFAQJA » LAJME » Aksioni i opozitës, në shtator vendime të rëndësishme

Aksioni i opozitës, në shtator vendime të rëndësishme

Demokratët parajmërojnë marrjen e vendimeve aq të rëndësishme në muajin shtator, sa kanë pritshmërinë se përmes tyre do të ndryshoje i gjithë realiteti politik në vend. Kjo bëhet e ditur nga nën kryetari i PD-së Paloka, i cili gjithsesi nuk zbulon për kureshtjen e mediave, asnjë detaj nga ky aksion, që opozita pritet ta konkretizoje sesionin e ardhshëm kuvendor që nis në shtator. Aktualisht opozita me kuvendin ka marrëdhënie të kushtëzuar, jo vetëm për shkak të mosdorëheqjes së Ministrit Xhafaj, por edhe për manipulimin e proçesit të votimit për shembjen e Teatrit kombëtar, ku sipas Palokës, u trafikua vota e deputetit Tavo, edhe pse nuk ishte i pranishëm në seancë plenare.

Paloka tha se qeveria po vijon të shkelë kushtetutën me ligjet antikushtetuese që voton, sikundër të shkatërroje reformën në drejtësi, duke sjellë në kuvend ligje që duan të kapin këtë sistem, sikundër është ai për statusin e Prokurorëve dhe gjyqtarëve. Krahas aksionit në kuvend, opozita do të fokusohet edhe tek protestat. Për këtë arsye, shtatori do të jetë një muaj i rëndësishëm edhe për nisjen e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.

Sicred