KRYEFAQJA » LAJME » Aksion për heqjen e tabelave e reklamave nga autostradat

Aksion për heqjen e tabelave e reklamave nga autostradat

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe Autoriteti Rrugor Shqipta kanë nisur aksionin për pastrimin e akseve kombëtare të vendit nga tabelat e reklamava apo të bizeneseve që shpërqëndrojnë vemendjen e drejtuesve të makinave. Aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit të Shkozetit dhe do të vazhdojë më pas edhe në akset e tjera kombëtare. Në nisjen e aksionit kanë qenë të pranishëm drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici si dhe drejtori i komanduar i ARRSH-së Afrim Qendro.
Fadromat e IKMT-së së bashku me punonjës të ARRSH kanë nisur bllokimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet tregtar pranë mbikalimeve të autostradës, që janë në kundërshtim me Kodin Rrugor. Zyrtarët e lartë janë shprehur se do të ketë një dërhyrje të re për heqjen e të githa tabelave me sinjalistikë vertikale tek karburanetet që gjenden buzë autostradave. Ata thanë se ato janë burim aksidentesh dhe do të hiqen, ndërsa të njëjtin fat do të kenë edhe tabelat dhe reklamat me ndriçim led që funksionojnë gjatë natës.
Aksioni në fjalë pritet të zgjasë 15 ditë dhe përvec aksit Durrës Rrogozhinë, përfshin edhe akset Tiranë-
Vlorë, Tiranë-Hani i Hotit dhe Tiranë- Kapshticë.

Sicred