KRYEFAQJA » LAJME » Aksion anti-kanabis në Durrës: Sekuestrohen afro 170 kg kanabis

Aksion anti-kanabis në Durrës: Sekuestrohen afro 170 kg kanabis

Policia Kufitare dhe Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Durrës gjetën në det një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Plot 113 kg lëndë Cannabis Sativa u gjetën nga Roja Bregdetare në afërsi të Kepit të Rodonit dhe në zonën e Gjirit të Lalëzit. Pas verifikimit dhe peshimit në përfundim rezultoi se pesha e përgjithshme e lëndës narkotike ishte 113 kg e futur në 22 pako. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës, identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Një person u arrestua në fshatin Çepan në bashkinë Skrapar, pasi pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij u gjetën 2 armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm; 2 pushkë sportive; 1 armë gjahu; 1071 fishekë modele të ndryshme; 5 krëhër pushke model 56; 1 thikë bajonet; si dhe 1 shënjestër optike dhe një sasi e vogël Cannabis Sattiva; Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat kanë arrestuar menjëherë shtetasit Bashkim Arapaj, banues në këtë shtëpi. Policia e Shkodrës finalizoi operacionin e koduar “Jeran” kur në kuadër të tij u sekuestruan mbi 60 kg lëndë narkotike kanabis dhe u arrestua një person, në kushtet e flagrancës. i arrestuari, sipas burimeve zyrtare të policisë, është identifikuar si shtetasi Vilson Çuti, 34 vjeç, nga fshati Jeran i Malësisë së Madhe.

Sicred