KRYEFAQJA » LAJME » Aksidentoi për vdekje policin, prokuoria përfundon hetimet
Aksidentoi për vdekje policin, prokuoria përfundon hetimet

Aksidentoi për vdekje policin, prokuoria përfundon hetimet

Pas 9 muaj hetimi, prokuroria ka mbyllur hetimin për djalin e një ish deputeti i cili aksidentoi për vdekje një polic të qarkullimit rrugor. Polici i ndjerë Ervin Haxhia, baba i tre fëmijëve, ishte duke patrulluar në aksin Kamëz – Tiranë, kur papritur mjeti i policisë u godit nga një tjetër mjet që ecte me shpejtësi tej normave të lejuara. Sipas policisë drejtuesi i mjetit “Lexus” Arnold Kola ishte në gjendje të dehur, ndërsa automjeti me të cilin ai po udhëtonte ishte me shpejtës 130 kilometra në orë. Kjo ishte hera e dytë në harkun kohor të pak më shumë se një viti që i riu ndalohej nga policia për drejtimin e makinës me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur.

Sicred