KRYEFAQJA » LAJME » Aksidentohet një polic pranë Doganës së Kakavijës

Aksidentohet një polic pranë Doganës së Kakavijës

Një efektiv i policisë kufitare të Kakavijës ka mbetur i lënduar në një aksident automobisltik ndërsa po kryente shërbimin. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Vriserasë në segmentin e rrugës nacionale në afërsi të doganës së Kakavijes. Në këtë zonë shërbimet e policisë kishin ndaluar një grup emigrantësh ilegalë nga Siria. Gjatë kryerjes  së veprimeve ligjore një automjet që udhëtonte në drejtim të doganës së Kakavijes ka aksidentuar efektivin e policisë Shkëlqim Mile. Aktualisht ai po mer ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës si shkak i frakturave në këmbë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Brenda pak ditëve ky është polici i dytë që goditet  me makinë ndërsa është në krye të detyrës.

Sicred