KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Aksidentohet ish kampioni i MotoGP Niki Hajden

Aksidentohet ish kampioni i MotoGP Niki Hajden

Të gjithë janë të shqetësuar për Niki Hajden. Piloti amerikan i Superbike dhe ish kampion i botës në MotoGP, është përplasur nga një makinë ndërsa ishte duke ecur me biçikletë në një rrugë që të çonte nga Riçione në Tavoleto. Një makinë Pezho e ka goditur keq Hajden, i cili është përplasur në kofanon dhe xhamin e përparmë të makinës, e më pas është rrëzuar keq në tokë. Biçikleta e kampionit të Hondës ka përfunduar në bar, disa metra jashtë rrugës kryesore. Pas vizitave të para, mjekët kanë vënë re disa trauma në kokë dhe në gjoks. Menjëherë ai i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Më pas analizat e tjera kanë evidentuar një edemë cerebrale në gjoks dhe në kokë. Si dhe fraktura në duar dhe këmbë. Të gjithë janë munduar t’i gjenden pranë Niki Hajden, i cili po lufton për jetë a vdekje në spitalin e Çezenës pas incidentit që pësoi me biçikletë. Piloti amerikan në fundjavën e kaluar kishte garuar në Imola në Botërorin e Superbike. Pas garës Hajden kishte vendosur të kalonte edhe disa ditë në Itali, për t’u stërvitur me biçikletë me disa miq. Niki Hajden ka fituar titullin kampion bote në MotoGP në 2006. Pas 14 vitesh në botërorin e motorëve, në 2016 kaloi në Superbike me një motor Honda. Në MotoGP Hayden ka zhvilluar 218 gara dhe fituar 3. Niki ka fituar dashurinë e tifozëve italianë, sepse pasi la Hodën, në 2009 kaloi me Dukatin, duke u bërë shok me Valentino Rossin e Casey Stoner. Kampioni nga Kentaki është martuar me Zhaklinën dhe ka tre fëmijë.

Sicred