KRYEFAQJA » LAJME » Aksidentohet eskorta e Ramës, plagosen tre persona në rrugën Maliq-Korçë

Aksidentohet eskorta e Ramës, plagosen tre persona në rrugën Maliq-Korçë

Ndërkohë pak minuta më parë në aksin rrugor Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec, ka ndodhur një aksident rrugor. Nga të dhënat e para rezulton se në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku dy janë të eskortës së Kryeministrit, një mjet tip “Volksëagen” me targë AA 426 FD dhe një “Range Rover” me targë AA 313 DX.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre punonjës të Gardës me inicialet K.Ll, E.M, dhe Sh.P, të cilët po marrin mjekim në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht mësohet se mjeti tip “Voslksëagen”, që udhëtonte në krah të kundërt me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpejtësisë e lageshtisë në rrugë, ka goditur makinën tip “Range Rover”që udhëtonte para tij dhe uli shpejtesinë, e më pas makinën e 4-rt në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga.
I dëmtuar më lehtë është dhe mjeti tip “Mitsubishi” që ishte pjesë e eskortës. Grupi i posaçëm hetimor, i drejtuar nga Prokuroria po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sicred