KRYEFAQJA » LAJME » Aksidentohen tri makina në autostradën Lushnje-Fier

Aksidentohen tri makina në autostradën Lushnje-Fier

Tri makina janë përfshirë në një aksident në orët e vona të natës në autostradën Lushnje-Fier, pranë fshatit Gorre. Gjashtë persona janë plagosur, por të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë në vendngjarje shkak i këtij aksidenti ka qënë errësira dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. Mjeti tip Tojota është përplasur nga një makinë, në momentin kur po dilte nga nënkalimi i rrugës dytësore për të hyrë në autostradë. Si pasojë njëra makinë përfundoi në kanal dhe tjetra në mes të rrugës. Për shkak të errësirës, një tjetër automjet godet makinën e aksidentuar pak minuta më parë e çuar në tre numrin e makinave të përfshira në aksident. Në tre automjetet ndodheshin 12 persona, gjashtë prej të cilëve u lënduan dhe u dërguan në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjeksore. Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit policia shoqëroi në komisariat të tre drejtuesit e mjeteve.

Sicred