KRYEFAQJA » LAJME » Aksidenti tragjik në fshatin Adriatik të Kurbinit
Aksidenti tragjik në fshatin Adriatik të Kurbinit

Aksidenti tragjik në fshatin Adriatik të Kurbinit

Tre të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur pasditen e kësaj të marte. Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Adriatik të Kurbinit rreth orës 14:30 minuta, ku makina tip Lançia, me tre persona është rrëzuar nga ura dhe ka rënë në kanal. Për pasojë, kanë gjetur vdekjen të rinjtë, Jul Margjoni, 22 vjeç banues në Tiranë, Simon Kaza, 20 vjeç banues në Adriatik të Kurbinit dhe Bert Marku, 17 vjeç banues po në Adriatik. Policia bëri të ditur se makina tip Lançia, me targat AA 389 MO, ka qenë me shpejtësi shumë të lartë, ku gjatë një manovre për të shmangur një gropë në rrugë, mjeti ka rënë nga ura, duke përfunduar në kanal. Një ambulancë mbërriti menjësherë në vendngjarje dhe ka nxjerrë trupat e tre viktimave, të cilët raportohet se janë me dëmtime të shumta dhe janë dërguar në morg, ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur dhe tre ambulanca të tjera. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në terren për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Sicred