KRYEFAQJA » LAJME » Aksidenti në autostradë, PD : “Rakipit ti hiqet imuniteti”
PD rezolutë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

Aksidenti në autostradë, PD : “Rakipit ti hiqet imuniteti”

Partia Demokratike e opozitës i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kreut të Parlamentit të nisin urgjent procedurat e heqjes së imunitetit të deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi. Kjo pasi deputeti Rakipi u përfshi në një aksident rrugor mëngjesin e të shtunës, kur me makinën e tij në autostradën  Durrës-Tiranë  përplasi për vdekje 54 vjeçarin Seit Sorra. Përmes një deklarate mesditën e së hënës, PD hedh akuza se shteti ” është vënë në shërbim të deputetit mik të Ramës dhe në kurriz të viktimës”.  Sipas demokratëve “… neni 273 i Kodit Penal i cili është në fuqi edhe për miqtë e Edi Ramës, dikton se Aqif Rakipi mban përgjëgjesi edhe për largim nga vendi i aksidentit, përgjegjësi që në vetvete dënohet deri në 1 vit burgim”.

Sicred