KRYEFAQJA » LAJME » Aksident, në aksin Kukës-Peshkopi
Aksidenti i pasdites së sotme, në aksin Kukës-Peshkopi

Aksident, në aksin Kukës-Peshkopi

Katër persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ndodhi pasditen e sotme në aksin Kukës-Peshkopi, afër aeroportit. Dy nga të plagosurit janë burrë dhe grua që po udhëtonin në njërën makinë tip ‘Ford’, ndërsa dy të tjerët po udhëtonin në makinën me targa italiane. Të plagosurit janë transportuar në spital. Policia ka nisur hetimet, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.

Sicred