KRYEFAQJA » LAJME » Aksidentet, shkak pakujdesia dhe përdorimi i alkoolit
Aksidentet në vend gjatë ditës së sotme, shkak pakujdesia dhe përdorimi i alkoolit

Aksidentet, shkak pakujdesia dhe përdorimi i alkoolit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan, teksa raportohet se një grua , e cila ishte shtatzënë, ka ndërruar jetë. Tre automjete janë përfshirë në aksidentin e ndodhur në afërsi të Levanit, tek ish-lagja e Aksionistëve. Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën një grua shtatzënë, ndërsa kanë mbetur të plagosur 5 persona. Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë që policia po ndihmon në lehtësimin e trafikut dhe po heton rreth shkaqeve të aksidentit.  Aksidentet vazhdojnë të përgjaklin rrugët e vendit. Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi pasditen e djeshmenë hyrje të qytetit të Tepelenës. Policia tha se viktima është shtetasi Behar Malka 48 vjeç, ndërsa në aksident u përfshinë dy makina. Aksidenti ka shkaktuar edhe trafik, ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.  Gjithahstu një 9-vjeçar u aksidentu mbrëmjen e djeshme nga një automjet në Tiranë. I mituri është dërguar menjëherë në spitalin e traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa mëngjesin e sotëm , një grup turistësh kanë shpëtuar fatmirësisht nga një aksident në Lunik të Librazhdit.  Shkaqet e aksidenteve të shumta në numër në këto ditë të fundit të sezonit veror sipas ekspertëve, janë pakujdesia , shpejtësia e tepërt, mungesa e sinjalistikave apo përdorimi i alkoolit nga drejtuesit e mjeteve. Ato po ndodhin edhe pse policia rrugore ka shtuar masat në rrugët e vendit.

Sicred