KRYEFAQJA » LAJME » Aksidentet rrugore “Bilanc lufte” 16 viktima vetëm në muajin tetor

Aksidentet rrugore “Bilanc lufte” 16 viktima vetëm në muajin tetor

Aksidentet rrugore vijojnë të marin jetë njerëzish në Shqipëri, ndonëse Policia Rrugore ka shtuar masat për parandalimin e tyre.

Instituti i Statistikave, ka publikuar këtë të mërkurë numrin e viktimave në 10 mujt e këtij viti, ku rezulton, se nga Janari deri në Tetor, kanë humbur jetën 168 persona, ku vetëm muajin e fundit janë 16 viktima.

Më konkretisht, në muajin Tetor 2018 numërohen 149 aksidente rrugore nga 184 aksidente të ndodhur në Tetor 2017, duke u ulur me 19,0 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i të aksidentuarve është 193 persona nga 223 që ishte një vit më parë, duke u ulur 13,5 %. Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 16 persona nga 20 që ishte një vit me parë.

Numri i të aksidentuarve në dhjetëmujorin e 2018, është 1.955 duke ulur 11,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 168 nga 186 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Tetor 2018, aksidentet rrugore, në 87,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç duke zëne 25,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 17,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në dhjetëmujorin 2018, aksidentet rrugore, në 19,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 9,7 % krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Sicred