KRYEFAQJA » LAJME » Aksidente në aksin Lushnjë-Fier dhe Koplik-Hani Hotit

Aksidente në aksin Lushnjë-Fier dhe Koplik-Hani Hotit

Katër automjete janë përplasur njëra pas tjetres në autostradën Lushnjë-Fier. Fatmirësisht aksidenti nuk ka shkaktuar viktima, por vetëm dëme të shumta materiale. Ngjarja ka ndodhi në mesnatë një kilometër nga zona e pushimit të shoferit. Shkak i këtij aksidenti mendohet të ketë qënë parakalimi i gabuar, përgjumja e drejtuesve të automjeteve, dhe mos respektimi i rregullave në qarkullim. Të gjithë personat të cilët ndodheshin në mjetet e aksidentuara ktheheshin nga plazhet e jugut, drejt Tiranes. Policia rrugore e Lushnjes është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Një aksident tjeter me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Koplik-Hani Hotit, në afërsi të fshatit Bajzë. Në të janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit tip Crysler, një 32-vjeçar nga fshati Selcë i Malësisë së Madhe, i cili udhëtonte i vetëm, ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Po ashtu, edhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip Land Rover, 27 vjeç nga Vermoshi, ndodhet në gjendje të rënduar.

 

Sicred