KRYEFAQJA » LAJME » Aksident tragjik në Golem, humbin jetën dy persona të familjes Pisku

Aksident tragjik në Golem, humbin jetën dy persona të familjes Pisku

Mëngjesi i sotëm ka qënë fatal për familjen Pisku, ku ndërsa ishin duke pritur autobisin e linjës drejt beratit, një autoveturë i ka përplasur në zonën e Golemit në Kavajë. Nga aksidenti mbetën të vdekur 34 -vjeçarja Edlira Pisku dhe vjehrri i saj 69 -vjeçar Xhemil Pisku, ndërsa djali 8 vjecar Xh.Pisk është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e traumës. Mësohet se krahas djalit të plagosur Edlira ishte nënë edhe e një djali 10-vjeçar. Bashkëshorti i saj ndodhej në emigrim, në Greqi kur ka mësuar lajmin e kombshëm për ndarjen nga jeta të bashkëshortes dhe babait të tij.

Nga informacionet e para, mësohet se Automjeti autoveturë ‘Toyota corolla’, me targë AA686OL, ka dalë nga rruga dhe ka marrë para këmbësorët. Mjeti drejtohej nga 30- vjeçarja Ilda Parroj, e cila është shoqëruar në polici, ndërsa testi i alkoolit ka rezultuar negativ. Në deklartata e para në polici ajo mësohet të ketë thënë se nuk e di se çfarë ka ndodhur. Ekspertiza thotë se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte mjeti, si dhe lagështia në rrugë, që kanë nxjerrë nga rruga makinën, duke u bërë shkak i aksidentit tragjik.

 

Sicred