KRYEFAQJA » LAJME » Aksident rrugor në Shkodër, humb jetën 22 vjeçari

Aksident rrugor në Shkodër, humb jetën 22 vjeçari

Një 22 vjeçar humbi jetën sot në mëngjes në aksin rrugor Shkodër – Koplik. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30 në vendin e quajtur Shtoj Ri. Nga verifikimet paraprake rezultoi se 22 vjeçari me inicialet F.C, banues në Koplik ka humbur jetën pasi mjeti me të cilin po udhëtonte është përplasur me një pemë në anësore të rrugës.Viktima është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sicred