KRYEFAQJA » LAJME » Aksident në Shkodër, një i vdekur dhe një i plagosur
Aksident në Shkodër, një i vdekur dhe një i plagosur

Aksident në Shkodër, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri është shënuar mbrëmjen vonë të dielën në Shkodër. Policia saktëson se ngjarja ka ndodhur në orën 22.20 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin quajtur kthesa Insituti i Misrit. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur shtetas Besnik Beci 53 vjeç dhe është dëmtuar rëndë bashkëshortja e tij Alketa Beci 44 vjeçe, të cilët po udhëtonin në këmbë. Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë Gjergj Toni 49 vjeç, është larguar nga vendi i ngjarjes, por rreth 500 meter me tutje ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurat anësore. Menjëherë forcat e policisë kanë bërë ndalimin e këtij shtetasi dhe po hetohet për shkaqet e aksidentit.

Sicred