KRYEFAQJA » LAJME » Aksident në Pogradec, humb jetën 45-vjeçarja

Aksident në Pogradec, humb jetën 45-vjeçarja

Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin kombëtar Pogradec-Qafë Thanë. Aksidenti ka ndodhur paraditen e së mërkures është në kryqëzimin e fshatit Hudenisht ku një automjet ka përplasur gruan e cila ishte duke ecur në anë të aksit nacional. Sipas të dhënave mjeti tip “Volkswagen” me targë YOT 4841 me drejtues shtetasin A.B, ka aksidentuar shtetasen Armanda Jaçellari, rreth 45 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin e Pogradecit. Nga të dhënat mësohet se gruaja nënë e 3 fëmijëve në momentin e aksidentit ka qenë e shoqëruar edhe me vajzën e saj të vogël 5 vjeçare por fatmirësisht ajo në momentin e aksidentit i është shkëputur nga dora dhe nuk ka pësuar dëmtime. Mësohet se gruaja pasi kishte zbritur nga furgoni dhe po shkonte tek banesa e prindërve në fshatin Lin kur është përplasur nga automjeti ndërsa si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme proçeduriale.

Sicred