KRYEFAQJA » LAJME » Aksident i rëndë në Mamurras, humb jetën një grua

Aksident i rëndë në Mamurras, humb jetën një grua

Përplasja e dy mjeteve ka rezultuar fatale për një 45 vjeçare, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditë në aksin Milot-Mamurras, në afërsi të Kryqëzimit të Patokut. 45 vjeçarja ishte në drejtim të një mjeti tip “ Fiat “, i cili u përplas me një mjet tip “ Benz” i cili dyshohet se udhëtonte në korsi të kundërt. Të plagosura kanë mbetur dhe 3 femra të tjera 35 e 38 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë mjekësore në QSUT, ndërsa drejtuesi i benzit ka mbetur i plagosur lehtë dhe po trajtohet në spitalin e qytetit të Laçit. Policia ka bërë dhe identifikimin e të përfshirve në aksident, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.