KRYEFAQJA » LAJME » Aksident në Lushnje, humb jetën 65-vjeçari

Aksident në Lushnje, humb jetën 65-vjeçari

Një banor nga Kemishtaj i Divjakes ka mbetur viktimë e një aksidenti rrugor. Shyqo Toshkollari 65 vjeç, ka qënë duke ecur në këmbë, pranë shkollës së fshatit, kur një automjet e ka përplasur për vdekje. Sipas policisë lokale, pas aksidentit mjeti nuk ka ndaluar por ka vazhduar rrugën. Në vend ngjarje kanë mbetur vetëm disa copa të pasqyres së thyer ndërsa nuk ka gjurmë frenimi të automjetit. Dyshohet se drejtuesi i tij ka qënë duke ecur me shpejtësi të madhe, çka solli edhe përplasjen. Për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorin, policia është duke parë kamerat e bizneseve pranë vendit të aksidentit. Ngjarja ka ndodhur në mesditë pas orës 13 të së enjtes, dhe nuk ka pasur kalimtarë apo automjete të tjera prezente gjatë kohës së aksidentit. Rruga pushimi i shoferit Divjakë këtë muaj ka qarkullim të shtuar mjetesh për shkak të nisjes së sezonit të plazhit.

Sicred