KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Aksident në Korenë e Veriut, 32 turistë humbën jetën

Aksident në Korenë e Veriut, 32 turistë humbën jetën

32 turistë kinezë dhe katër koreano veriorë humbën jetën në një aksident rrugor në Korenë e Veriut. Sipas ministrisë së jashtme kineze, dy shtetas kinezë kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën. Aksidenti ndodhi kur autobuzi me të cilin po udhëtonin turistët u rrëzua nga një urë. Kina u informua për aksidentin mbrëmjen e së dielës dhe personeli i ambasadës së saj në Penian nxitoi për në vendgjarje, ndërsa po punohet për manaxhimin e situatës. Pjesa më e madhe e turistëve të huaj në Korenë e Veriut janë kinezë. Turistët perëndimorë në Veri dikur kapnin shifrën e 5 mijë personave në vit, por kjo shifër është reduktuar për shkak të një ndalese amerikane, dhe paralajmërimeve zyrtare që vendet e tjera u kanë bërë shtetasve të tyre që të mos udhëtojnë ne vendin komunist.

Sicred