KRYEFAQJA » LAJME » Aksident në Fushë Kruje: Humb jetën polici i burgut
Roskovec, dy të rinj humbasin jetën në aksident

Aksident në Fushë Kruje: Humb jetën polici i burgut

Një efektiv i policisë së burgut të Fushë Krujes ka humbur jetën në mesnatë në mbikalimin e këtij qyteti. Vlash Dervishaj 61 vjeç, i cili sapo kishte mbaruar shërbimin ndodhej në anë të rrugës, kur është përplasur një makinë e cila është larguar nga vendngjarja. Përplasja ka qënë me pasoja fatale për jetën e Dervishajt, i cili është dërguar në urgjencën e Fushë Krujes pa asnjë shenjë jete. Policia e Fushë Krujes po punon për identifikimin e autorit të aksidentit, por deri tani nuk ka detaje të tjera.

Sicred