KRYEFAQJA » LAJME » Aksident në Çorovodë, plagosen 10 nxënës

Aksident në Çorovodë, plagosen 10 nxënës

Së paku 9 të rinj janë plagosur këtë mëngjes si pasojë e një aksidenti rrugor në Skrapar. Sipas informacionit paraprak të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:35. Mjeti që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga e për pasoje janë plagosur 5 të rinj. Katër prej tyre, 17 vjeçare, po dërgohen në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore. Një 16 vjeçare me frakturë të femurit të majtë me spostim dhe klavikulës u transportua me helikopter në spitalin universitar të Traumës dhe sipas shefit të urgjencës Gjovalin Bushi është jashtë rrezikut për jetën.

Dy të rinj po trajtohen në spitalin e Çorovodës ndërsa 5 të rinj po trajtohen në spitalin e Beratit. Ministria e Shëndetësisë informon se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut dhe po trajtohen nga ekipet e specializuara të mjekëve.

I plagosur, por jashtë rrezikut për jetën është dhe drejtuesi i mjetit Astrit Hysa 52 vjeç. Zyra Asimore në Skrapar sqaron se ky drejtues mjeti nuk ka kontratë për transport nxënësish, por është kontraktuar nga vetë prindërit. Rruga është e amortizuar e kjo mendohet të jetë shkak i këtij aksidenti. Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Sicred