KRYEFAQJA » LAJME » Aksident në Bulqizë
Aksident në Bulqizë

Aksident në Bulqizë

Ngrica e krijuar nga temperaturat e ulëta, ka rrezikuar jetën e 6 personave që udhëtonin mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Zall-Strikçan, të Bulqizës. Një fuoristradë ku udhëtonin 5 pasagjerë dhe shoferi ka dalë nga rruga duke rënë në një kanal. Nga fotot e marra në vendngjarje duket qartë se përveç ngricave në aksident ka ndikuar edhe rruga jo e mirë e pa plotësuar me masat mbrojtëse dhe e gërryer në pjesën ku fuoristrada është rrëzuar në kanal. Udhëtarët kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sicred