KRYEFAQJA » LAJME » Aksident në autostradën Tiranë/Durrës. Humb jetën një 75-vjeçar

Aksident në autostradën Tiranë/Durrës. Humb jetën një 75-vjeçar

Ka përfunduar tragjikisht jeta e një shtetasi të moshës 75 vjeçare, i cili ka mbetur viktimë e një aksidenti në në autostradën Tiranë/Durrës, pranë mbikalimit të Shënavlashit. Viktima dyshohet se ka tentuar të kalojë nga njeri krah i rrugës në tjetrin, kur befasisht automjeti me targa DR 51 89 E i drejtuar nga 23 vjecarja me iniciale T.H e ka goditur fatalisht duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Kufoma është goditur aksidentalisht dhe nga automjetet e tjera që kanë kaluar më pas. Në vendngjarje ka mbrritur policia e qarkullimit rrugor, e cila ka bërë transportin e viktimës akoma të paidentifikuar në spital, në një kohë që po heton për zbardhjen e detajuar të rrethanave të ngjarjes. Policia ka shoqëruar drejtuesen e automjetit që ka shkaktuar aksidentin në spitalin e Durrësit për shkak të traumës psikologjike që ka pasuar pas ngjarjes.

Sicred