KRYEFAQJA » LAJME » Aksident në autostradën Lushnje-Fier, një i vdekur dhe një i plagosur
Aksident në autostradën Lushnje-Fier, një i vdekur dhe një i plagosur

Aksident në autostradën Lushnje-Fier, një i vdekur dhe një i plagosur

Një i ri humbi jetën mëngjesin e së enjtes në një aksident rrugor në autostradën Lushnje – Fier. Erion Balla 26 vjeç, banues në Imsht të Lushnjes gjeti vdekjen e menjëhershme pasi Zetori me të cilin po transportonte një ngarkesë  shalqini në tregun lokal, u përplas nga një autoveturë Benz. Ngjarja ndodhi  rreth orës 05:25, në autostradën Lushnje – Fier, në vendin e quajtur “Vajkan”. Nga përplasja e mjeteve  ka pësuar dëmtime dhe një pasagjer në Zetor, shtetasi me iniciale G.H, 40 vjeç, banues po në Imsht, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Fier. Policia ka shoqeruar në Komisariat drejtuesin e mjetit tip “Benz” dhe pasagjerin që udhëtonte me të, të cilët po pyeten për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sicred