KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Aksident i rëndë në Rusi, humbin jetën 15 persona

Aksident i rëndë në Rusi, humbin jetën 15 persona

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur për shkak të një aksidenti në Rusi. Lajmi është bërë i ditur nga mediat ruse që shkruajnë se një autobus është përplasur me një kamion në Mari-El. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass, aksidenti tragjik ka ndodhur në një autostradë rajonale. Ministria ruse e shëndetit njoftoi se mes viktimave është dhe një fëmijë. Gjithashtu 3 nga 4 të plagosurit janë fëmijë. Të gjithë janë shtruar në spitalin e zonës dhe kanë marrë mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Sicred