KRYEFAQJA » LAJME » Aksident i rëndë në Fier

Aksident i rëndë në Fier

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop. Policia e Fierit njoftoi se një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755, është gjetur mëngjesin e së hënës i rrëzuar në një kanal me ujë dhe tre persona që udhëtonin me të ishin mbytur. Bëhet fjalë për vdekjen e 32 vjecari Fisnik Murataj, djalit të xhaxhait të tij 30 vjec Agustin Murataj dhe një shtetase e huaj, Nosa Ahmout 34 vjeçe e cila ishte e fejuara e Fisnik Murataj që jetonin në Greqi. Ende nuk është e qartë dinamika ngjarjes, por mendohet se gjithçka ka ndodhur gjatë natës.