KRYEFAQJA » LAJME » Aksident i rëndë në Fier, humb jetën 52 vjeçari

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën 52 vjeçari

Agron Shehaj, 52 vjeç, ka humbur jetën në një aksident rrugor në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, në rrugën Fier-Roskovec, në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”, pasi mjeti që drejtohej nga shtetasi Elton Çobaj 26 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Si pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër Marsel Shamataj 25 vjeç, të cilën po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Fier. Nga hetimet paraprake policia thotë se aksidenti ndodhi për shkak se Çobaj po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Të tre personat e përfshirë në aksident, ishin banorë të Patosit.

Sicred