KRYEFAQJA » LAJME » Aksident i rëndë në Fier, humb jetën 51 vjeçarja

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën 51 vjeçarja

Një 51 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Fier. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martes, rreth orës 20:45, në lagjen “Sheq i Madh” Fier. Viktima Lindita Kola ka qënë duke lëvizur në këmbë, ndërsa përplasja nga një mjet “ Audi” ka rezultuar fatal për jetën e saj. Menjëherë policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, shtetasin Hysen Shehu, 25 vjeç, dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sicred