KRYEFAQJA » LAJME » Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, raportohen 2 viktima

Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, raportohen 2 viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në autostradën Durrës-Tiranë. Një autoveturë-Taxi është përplasur nga një automjet tjetër , duke shkaktuar dy të vdekur. Burime të policisë së Durrësit kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Maminasit pranë një karburanti. Mjeti Taxi me targa DR 475 A është goditur nga pas nga automjeti tip Benz me targa AA 060 SP. Nga kjo përplasje ka humbur jetën shoferi i taksisë Bujar Agalliu 60 vjeç nga Durrësi dhe Elena Avdillari 23 vjece nga Tirana, pasagjerë në taksi. Nga përplasja e madhe taksia është përplasur fillimisht tek barrierat e autostradës dhe më pas ka përfunduar në mjediset e karburantit. Policia ka bërë të ditur se në mjetin tip Benz nuk është gjetur asnjë person, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Sicred