KRYEFAQJA » LAJME » Aksident i rëndë në aksin Golem-Durrës, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Golem-Durrës, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Një aksident me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur është shënuar paraditen e kësaj të hënë ne aksin Golem-Durrës. Mësohet se i vdekur ka mbetur drejtuesi i një mjeti tip Skoda me targa AA621GE, Kristi Risto ndërsa dy pasagjerët janë plagosur rëndë. Sipas policisë, makina e drejtuar nga 21-vjeçari është përplasur dy herë me pjesën e pasme të mjetit tip kamionçinë me drejtues shtetasin E.Z. duke tentuar që të parakalonte, por më pas ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen. Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ka humbur jetën në vend, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Sicred