KRYEFAQJA » LAJME » Aksident i rëndë në Laprakë, humb jetën 28-vjeçarja

Aksident i rëndë në Laprakë, humb jetën 28-vjeçarja

Dy makina janë përplasur mesnatën e 4 janarit në kryqëzimin e Laprakës në kryeqytet ku një vajzë ka humbur jetën ndërsa 3 persona të tjerë janë plagosur rëndë. Viktima, me inicialet Xh. T, 28 vjeçe, banuese në Tiranë, ishte pasagjere në automjetin tip “Jeep” që drejtohej nga Ervin Bixhi, 26 vjeç. Me ta udhëtonte dhe një vajzë tjetër shtetësja me inicialet F. F 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. I plagosur është dhe drejtuesi i mjetit tjetër po “Jeep” me drejtues shtetasin Gj. K., 42 vjeç, me detyrë oficer policie, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës edhe ky jashtë rrezikut për jetën. Pas hetimeve të para policia arrestoi 26 vjeçarin Ervin Bixhi pasi ky shtetas ka qenë duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, duke sjellë edhe aksidentin.

Sicred