KRYEFAQJA » LAJME » Aksident i rëndë i një autobusi, në autostradën Shkup – Tetovë
Aksident i rëndë i një autobusi, në autostradën Shkup - Tetovë

Aksident i rëndë i një autobusi, në autostradën Shkup – Tetovë

Një autobus me pasagjerë është përmbysur në autostradën Shkup-Tetovë dhe për pasojë disa persona kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur. Nga të dhënat e para mësohet se nga aksidenti kanë humbur jetën 6 persona dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur. Udhëtarët të cilët janë në gjendje kritike janë dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në spitalin ushtarak “8 Shtatori”. Sipas të dhënave zyrtarë aksidenti ka ndodhur rreth orës 17.00 të ditës së mërkurë në kilimetrin e dhjetë të autostradës Shkup-Tetovë, pas pikës së pagesës së parë. Nga hetimet paraprake mësohet se shkak i aksidentit është bërë plasja e gomës gomës të aobusit dhe për pasojë ai ka kaluar në korsinë e kundërt. Forca të shumta policose dhe dhjetra autoambulanca janë në vendgjarje për ti dhënë ndihmë të plagosurve si dhe për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Sicred