KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Aksident hekurudhor në Indi, humbin jetën 13 fëmijë

Aksident hekurudhor në Indi, humbin jetën 13 fëmijë

13 fëmijë kanë humbur sot jetën pasi autobuzi i shkollës me të cilin po udhëtonin u përplas me një tren në shtetin verior të Utar Pradeshit në Indi. Autobuzi po kalonte në një kryqëzim hekurudhor kur ndodhi incidenti. Qeveria lokale ka urdhëruar fillimin e një hetimi për ngjarjen dhe ka njoftuar se do të kompensojë familjet e viktimave të vrara në aksident. Akoma nuk është e ditur se sa fëmijë ndodheshin në automjet në momentin e përplasjes. Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Indi, dhe shpeshherë shkaktohen nga drejtimi jo i mirë i automjetëve apo nga cilësia e dobët e mirëmbajtjes së rrugëve dhe automojeteve.

Sicred