KRYEFAQJA » LAJME » Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot, rrëzohen dy shtylla tensioni

Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot, rrëzohen dy shtylla tensioni

Një aksident rrugor ka ndodhur pas mesnatës së djeshme në aksin Fushë-Krujë-Milot në fshatin Micjan, ku një automjet tip mercedes benz me ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Nga përplasja e automjetit janë rrëzuar dy shtylla. Si pasojë e rrëzimit të tyre një pjesë e zonës ka mbetur pa energji elektrike. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Sicred