KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Aksident ajror në Xhorxhia, 9 viktima
Aksident ajror në Xhorxhia, 9 viktima

Aksident ajror në Xhorxhia, 9 viktima

Një avion ushtarak është përplasur në një autostradë në Xhorxhia, SHBA, duke vrarë të nëntë anëtarët e bordit. Aeroplani i përkiste Gardës Kombëtare të Ajrit të Porto Rikos dhe ishte në një fluturim stërvitor, tha Garda Kombëtare. Viktimat ishin 5 anëtarë të ekuipazhit dhe 4 pasagjerë të tjerë.
Ushtria po heton sesi ka ndodhur ngjarja e rëndë. Aeroplani ishte i mbushur me ngarkesë dhe po fluturonte nga Gjeorgjia në Tucson të Arizonës. Aeroplani ishte prodhuar të paktën para 50 viteve.
Aksidenti ka ndodhur vetëm pak momente pasi aeroplani u ngrit nga aeroporti, raporton CNN. Në terren nuk pati të lënduar. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende.