KRYEFAQJA » LAJME » Akreditimi i universiteteve, dalin raportet e para

Akreditimi i universiteteve, dalin raportet e para

Ekspertët britanikë e shqiptarë të cilëve u është besuar kryerja e procesit të akreditimit të universiteteve në Shqipëri, kanë dorëzuar pas një pune 8 mujore raportet paraprake për 6 universitetet e para në vend. Sipas ekspertëve të ENKAS, vlerësimet kanë qenë pozitive, por nuk kanë munguar edhe rekomandimet.
Rektori i universitetit Politeknik Andrea Maliqari në një intervistë për TVSH tha se tashme realiteti i universiteteve publike është evident. “Mua më vjen shumë mirë që morëm një vlerësim pozitiv në lidhje me kurrikulat dhe për zhvillimin e procesit mësimor, por njëkohësisht na janë përcaktuar disa objektiva” tha zoti Maliqari. Ai përmend sigurimin e ambjenteve të nevojshme dhe të përshtatshme, duke vendosur një raport të drejtë në raport me sipërfaqen që i takon një studenti. “Universitet duhet patjetër të mbështeten me laboratorë, qoftë të karakterit mësimor qoftë të karakterit shkencor. Përditësimi i këtyre laboratorëve në raport me teknologjitë e reja përbën një tjetër objektiv të rëndësishëm i përcaktuar nga ekspertet britanikë dhe shqiptarë” tha rektori i universitetit Politeknik Andrea Maliqari
Edhe aktiviteti akademik i universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është vlerëuar në raportin paraprak pozitivisht përsa i përket standarteve të sigurimit të cilësiss, por nuk kanë munguar edhe rekomandimet. Sipas Altin Idrizit, zëvendës rektor i Universitetit të Elbasanit “Aleksander Xhuvani” grupi i vlerësimit të jashtëm ka bërë rekomandime dhe sygjerime për sa i përket mënyrës se menaxhimit të situatave të ndryshme të jetës akademike dhe studentore të Universitetit të Elbasanit. “Ne si anëtarë të grupit të brendshëm ishim në djeni të mungesave për sa i përket plotësimit të stadarteve të cilësisë sepse një pjesë e këtyre mungesave për plotësimin e standarteve nuk varet plotësisht nga universiteti, por varet njëkohësisht nga politikat e zhvillimit të arsimit, nga buxheti që ka universiteti etj. Gjithsesi rekomandimet do të jenë pikat kryesore ku ne do të fokusohemi në të ardhmen” tha zoti Idrizi për RTSH.
Raporti përfundimtar për 6 universitetet e parë do të dalë në fund të muajit dhjetor, e më pas do ti dorezohet bordit të agjensisë së akreditimit që do të vendosi për akreditimin e këtyre institucioneve të arsimit të lartë.

Sicred