KRYEFAQJA » LAJME » AKM: Këtë vit plazhet shqiptare më të pastër

AKM: Këtë vit plazhet shqiptare më të pastër

Situata bakteriologjike e ujrave të plazheve në bregdetin shqiptar, këtë vit raportohet të jetë më e mirë se një vit më parë, njofton Agjensia e Kombëtare e Mjedisit. Sipas kësaj agjensie në 99 nga 102 pika kampionimi në 20 plazhe të vendit që u monitoruan cilësia e ujërave duket se është në një nivel shumë të mirë. Në zonën e Kanalit të Çukës në Sarandë si dhe në Plazhin e Marinës në Vlorë, ku vjet ishin raportuar si zona problematike, këtë vit është shënuar një përmirësim i moderuar. Por është regjistruar një cilësi e përkeqësuar e ujërave në Plazhin e Zhironit si dhe në zonën e Kanalit, tek Plepat, në Durrës.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit u bëri thirrje bashkive të marrin masa si për furnizimin e plazheve publike me kosha mbeturinash, ashtu edhe për informimin e pushuesve në lidhje me cilësinë e ujërave ku ata lahen.

Sicred