KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Akademia e Shkencave ndan çmimet vjetore për shkenctarët

Akademia e Shkencave ndan çmimet vjetore për shkenctarët

“Arbërit e Jonit” një studim historik nga profesor Pëllumb Xhufi është vlerësuar nga Akademia e Shkencave me çmimin “Çabej”. Ky është një prej çmimeve të cilat Akademia e Shkencave ka vendosur të ndajë si çmime vjetore për të nxitur shkencetarët të jenë konkurrues dhe inovativë në fushën e kërkimit shkencor.  Myzafer Korkuti, Kryetar i Akademisë së Shkencave foli për mikrofonin e TVSH: “I kemi zgjedhur këta emra jo vetëm si shenjë nderimi por edhe si respekt I yni për të respektuar punën e disa brezave dhe për kontributin e dhënë nga këta akademikë shqiptarë.” Historiani Pëllumb Xhufi është përzgjedhur si fitues mes emrave të njohur të shkencave shoqërore-albanologjike, këto vepra: Dhori Qirjazi, Ethem Likaj, Matteo Mandalà. “Më bëhet qejfi që u vlerësua një libër historie sepse historia është degë e dijes e cila ka pësuar më shumë përgjatë tranzicionit tonë të gjatë.” Ndërsa çmimi shkencor kombëtar vjetor “Radovicka”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave natyrore-teknike,  e fitoi studjuesi Niko Pano për studimin  “Pasuritë ujore të Shqipërisë”. Për të nxitur kërkimin shkencor edhe tek të rinjtë ishte parashikuar edhe Çmimi shkencor kombëtar vjetor për kërkuesin e ri më të suksesshëm, në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike, nga ku u zgjodh fitues studimi “Katërungjillëshi i dekoruar i Korçës”, nga Andi Rëmbeci dhe Sokol Çunga. Teksa Çmimin kërkuesin e ri më të suksesshëm, në fushën e shkencave natyrore e fitoi Rigers Bakiu për studimin e tij “Evolucioni molekular’” një kontribut i dobishëm në kuptimin e mekanizmave të rregullimit të aktivitetit të lëvizjes, gjumit dhe të efektit mbrojtës në sëmundjen Alzheimer. Çmimet e mëdha kombëtare vjetore shoqërohen edhe me një vlerë monetare prej 1 milionë lekësh të reja ndërsa çmimet për kërkuesin e ri me një shumë prej 500 mijë lekësh të reja.

Sicred