KRYEFAQJA » LAJME » Akademia e Shkencave, Gudar Beqiraj rikthehet si kryetar
Akademia e Shkencave, Gudar Beqiraj rikthehet si kryetar

Akademia e Shkencave, Gudar Beqiraj rikthehet si kryetar

Akademiku prof.Gudar Beqiraj është rikthyer në krye të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në votimin e zhvilluar të hënën paradite ai mori 28 vota pro dhe 3 kundër. Zoti Beqiraj, deri tani nënkryetar i akademisë, rikthehet në këtë detyrë që e ka mbajtur gjatë viteve 2009-2014. Ai zëvendëson prof. Myzafer Korkutin i cili me 27 vota pro, zgjidhet nënkryetar i Akademisë së Shkencave.
Tashmë pritet edhe reagimi i kryeministrit Rama. Pak para votimit ai paralajmëroi se qeveria nuk do të mbështesi Akademinë e Shkencave nëse ajo nuk reformohet. “Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës” shkruante zoti Rama në rrjetin social Fejsbuk. Në rrethet e akademikëve, por edhe më gjerë, zgjedhjet e sotme konsideroheshin si një farsë. Zëri më i fortë kundërshtues është ai i akademikut prof.Artan Fuga. Sipas tyre për këto zgjedhje mungonin platformat dhe kandidatët alternativë. Prej kohësh kryeministri Edi Rama e ka kritikuar ashpër punën e Akademisë së Shkencave, duke e cilësuar atë si pamja më kuptimplotë e rrënimit të shkencës shqiptare.

Sicred