KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Akademia e Shkencave, Beqiraj jep zyrtarisht dorëheqjen, institucioni drejt reformimit

Akademia e Shkencave, Beqiraj jep zyrtarisht dorëheqjen, institucioni drejt reformimit

I konsideruar si ngërç për reformën kryetari i zgjedhur nga Asamblea e Akademisë së Shkencave, por i padekretuar nga Presidenti Meta, prof. Gudar Beqiraj është tërhequr zyrtarisht nga ky post duke i hapur udhë procesit të kërkuar të reformimit të institucionit më të rëndësishëm shkencor të vendit.
“Në diskutimin që u bë me presidentin, në të gjitha pikpamjet arritëm në konkuzionin se më e mira për Akademinë e Shkencave ishte që unë të hapja rrugën. Kishte një ngërç të tillë pasi kjo zgjedhje nuk ishte në atë nivel që mendoi kryeministri…” spjegoi soti Beqiraj.
Asambleja e Akademisë së Shkencave ështe mbledhur zyrtarisht për lajmërimin e dorëheqjes së akademikut Beqiraj duke njoftuar kështu edhe procedimin e metejshëm me reformimin. Anëtari i saj Artan Fuga tha se “…Prof Gudari nuk ndahet nga akademi. Ky është një proçes pune dhe jam i bindu se ai sikurse profesor Korkuti do të jenë gjithmonë të pranishëm mes nesh me idetë e tyre”.
Anëtari tjetër i akademisë Vaso Tole tha se “Duhen parë përmbushja e reformës dhe pas asaj edhe çështjen e zgjedhjeve të funksionarëve të akademisë, pasi dhe kjo çështje ka nevojë të ritrajtohet”.
Teksa qeveria e ka përfshirë Akademinë e Shkencave në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm akademikët janë duke hartuar seriozisht platformën reformuese e cila do të bëhet publike më datë 16 nëntor.

Sicred