KRYEFAQJA » LAJME » “Air Albania” së shpejti nis fluturimet
Rama për kompaninë e parë ajrore shqiptare, “Air Albania”

“Air Albania” së shpejti nis fluturimet

“Air Albania” do jetë kompania e parë ajrore shqiptare që pritet të nisë së shpejti fluturimet, e cila do ketë avionët më të mirë në rajon. Në një takim me vajzat dhe djemtë e përzgjedhur për të qenë pjesë e ekuipazhit të parë shqiptar, Rama tha se të rinjtë do e përfaqësojnë më së miri Shqipërinë. Kompania ajrore shqiptare jo vetëm do të kontribuojë në imazhin e Shqipërisë jashtë vendit, por synohet që krahas Europës, nga Shqipëria të nisin udhëtime trans-oqeanike deri në Amerikë. Rama bëri të ditur se skuadra e “Air Albania” është përzgjedhur falë një konkursi jo fort të lehtë. Ata do të ndjekin kursin e ekselencës së “Turkish Airlines” për të gjitha mësimet e nevojshme, para se të hipin në bord. Kjo linjë ajrore shpresohet se do të shërbejë edhe si mekanizëm për uljen e çmimeve të biletave. Kryeministri Rama e konsideroi historike kompaninë ajrore për aviacionin tonë duke e konsideruar një markë të re shqiptare.

(Visited 134 times, 31 visits today)