KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Air Albania”, brenda pak ditësh inaguron fluturimet
"Air Albania", brenda pak ditësh inaguron fluturimet

“Air Albania”, brenda pak ditësh inaguron fluturimet

Për të dytën herë brenda pak ditëve kryeministri Edi Rama, u ka kushtuar vëmendje të posaçme përgatitjeve për kompaninë ajrore të fluturimeve “Air Albania”, e cila pritet të nisë fluturimin inagural më 31 gusht. Avioni parë që po përfundon është një Airbus 319 dhe do të operojë me fluturime në linjën Stamboll-Tiranë-Stamboll. Pas tij do të vihen në përdorim edhe 2 avionë të tjerë të tipit A320.  Shpresohet që hyrja në fuqi e “Air Albania” të sjellë edhe çmime më të lira për biletat drejt Turqisë. 51 përqind e aksioneve të kompanisë “Air Albania” janë shqiptare, ndërsa 49 përqind i takojnë kompanisë së njohur turke të fluturimeve “Turkish Airline”.

Sicred