KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj : TVSH 20% për bisnesin e vogël nuk rrit çmimet

Ahmetaj : TVSH 20% për bisnesin e vogël nuk rrit çmimet

Shtrirja e tatimit mbi vlerën e shtuar për bisnesin e vogël nuk rrit çmimet theksoi ministri i financave dhe ekonomisë Arben Ahmetaj dhe frikë nga falimenti nuk duhet të kenë bisneset e rregullta por vetëm ato informale. Gjithashtu ministri sqaroi se për bisneset e vogla që pretendojnë se janë nën 5 milionë lekë kur në fakt janë më shumë do të duhet të rregullojnë vetveten. “Nuk do të ketë rritje çmimesh dhe kostoja e administrimit është minimale që ka atje në terrenin fiskal shumë sipërmarrje që pretendojnë që janë nën 5 milion po në fakt janë 2-3 herë më shumë. Kjo është pabarazi”. Përjashtohen nga vendosja nën rregjimin e tvsh shpjegoi ministri zejtarët dhe tregjet e bashkive. “Zejtarët në bazë të ligjit të zejtarisë të mos jenë pjesë e sistemit të shtrirë të tvsh deri në nivelin 0 dhe tregjet formale të bashkive do trajtohen ndryshe”. Ministri Ahmetaj bëri me dije se është gati drafti final për taksën e pronës e cila hyn në fuqi nga 1 janari 2018. “Formula është nga e vlerës fikse ne reale dhe jo nuk do të ketë nivel të diferencuar për shtëpinë e dytë”. Në këtë dalje për mediat ministri rikonfirmoi gjithashtu se prej 1 tetorit qytetarëve dhe bisneseve i është hequr barra e tërheqjes për 13 dokumta të cilat është detyrë e institucioneve të varësisë së ministrisë ti marrin online.

Sicred