KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj thirrje biznesit: Deklaroni pagat reale!

Ahmetaj thirrje biznesit: Deklaroni pagat reale!

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj u bëri thirrje bizneseve shqiptare të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre. Duke folur në konferencën për “Politikat në mjediset e punës”, zoti Ahmetaj tha se bizneset e mëdha në vend kanë deklaruar se 42 përqind e të punësuarve marrin paga nën 300 mijë lekë, çka për të është e papranueshme. Zoti Ahmetaj paraljmëroi bizneset që të vetëkorrigjohen dhe të deklarojnë rrogat e rregullta në bilancet e tyre. “Së shpejti me kryeministrin do të bëjmë një takim me kryeministrin me biznesin e madh në mënyrë që të kemi një përqasje korrektive dhe jo represive, që biznesi i madh të korrektojë veten dhe të nxjerri në dritë në bilancet e tyre të pastra të drejtën e një të punësuari” tha ministri Ahmetaj.
Gjithashtu Ministri i Financave dhe Ekonomisë u shpreh se ulja e papunësisë dhe rritje me 260 mijë vende të reja pune për 4 vite, do të vijojë me synim uljen e papunësisë në vend. “Ulja e papunësisë është një sfidë në programin e qeverisë. Ne kemi marrë angazhimin që papunësia të zbresi për herë të parë një shifror” tha zoti Ahmetaj.
Në zyrat e punës janë 36 mijë vende të lira pune sipas minitrit, por duhet kualifikimi i duhur për vendet e lira të punës.

Sicred