KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj: Skema e TVSH-së për biznesin,jo kosto financiare për ta

Ahmetaj: Skema e TVSH-së për biznesin,jo kosto financiare për ta

Formalizim të ekonomisë, ky do të jetë efekti i vetëm i përfshirjes së biznesit të vogël në skemën e TVSH. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj,në një takim të posaçëm me 100 përfaqësues të biznesit të vogël, diskutoi me ta këtë nismë. Ministri u shpreh se do të thjeshtojë porcedurat e deklarimit dhe sdo ketë kosto shtesë për sipërmarrësit e vegjël. Ministri Ahmetaj konfirmoi se 99 % e TVSH mbulohet nga biznesi madh dhe kjo përqindje do të jetë e pandryshuar. Përfshirja e biznesit të vogël në skemën e tvshsë thjeshtë do formalizojë më shumë ekonominë. Ai tha se shitësit në tregje dhe zejtarët do të përjashtohen nga kjo skemë. Ministri Ahmetaj bashkë me ministren e shtetit për mardheniet me sipërmarrjen, Sonila Qato,vdiskutuan në selinë e qeverisë me disa perfaqësues të biznesit të vogël, në lidhje me skemën e re të TVSh që pritet të aplikohet vitin e ardhshëm.

Sicred