KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj: Shqipëria synon një rritje ekonomike prej 6 përqind!
Shqipëria synon të shkojë drejt një rritjeje ekonomike prej 6 përqind në vit

Ahmetaj: Shqipëria synon një rritje ekonomike prej 6 përqind!

Shqipëria synon të shkojë drejt një rritjeje ekonomike prej 6 përqind në vit. Deklarata mjaftë ambicioze është bërë nga ministri i financave Aren Ahmetaj gjatë një takimim me gazetarët për të bërë bilanci e fundvitit 2016. Zoti Ahmetaj tha se ekonomia se ka bërë korrektim serioz dhe është kthyer në një cikël pozitiv të rritjes ekonomike. “Vitin që vjen synojmë të kalojmë gati 4 përqind rritje ekonomike dhe me paketën e ideuar nga kryeministri, rritja ekonomike pritet të shkojë në 5 dhe 6 përqind në vitet respektive 2018-2019, duke bërë të mundur që qytetarët të prekin efektet nga rritja ekonomike dhe jo thjeshtë ta shohin atë si statistikë” tha zoti Ahmetaj. Ministri shqiptar i financave bëri të ditur se qeveria po harton një paketë, përmes së cilës do të evidentohen sektorët, por edhe masat që do të çonin në rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Sipas tij bëhet fjalë për rreth 1 miliardë dollarë investime, por hollësi pritet të japi kryeministri Rama.
Pas lajmeve për rritjen e pagave në sektorin shtetëror zoti Ahmetaj lajmëroi se do të ketë një rritje modeste të pagës minimale për punonjësit privatë. “Jemi duke diskutuar një rritje modeste, efektet i ka minimale, brenda parametrave makroekonomik” tha ministri i financave.

Sicred