KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj: Së shpejti Rrogozhina lagje e kryeqytetit!

Ahmetaj: Së shpejti Rrogozhina lagje e kryeqytetit!

Turin e llogaridhënies publike ministri i financave dhe ekonomisë Arben Ahmetaj e nisi nga Kavaja. Ahmetaj prezantoi investimet që do të bëhen në këtë zonë, nga të cilat veçoi rrugën “Kashar-Rrogozhinë” si një projekt kyç për zhvillimin e zonës. “Ajo që do bëjë një diferencë shumë të madhe për zonën, është premtimi që e kemi bërë para fushatës, që është rruga Kashar-Rrogozhinë, që e bën zonën e Rrogozhinës si lagje të kryeytetit që të arrihet në 15 e maksimumi 20 minuta” tha zoti Ahmetaj.
Ministri u ndal edhe në diskutimin për taksat, për të sqaruar atë që ai e quan miti i rritjes së taksave. “Ka një diskutim mes nesh për taksën. Ne erdhëm me moton “Kush fiton më shumë, do paguajë më shumë” dhe çfarë bëmë? Gati 85 mijë bizneseve ose ua bëmë taksën zero, ose ua ulëm taksën nga 15 në 5%. Vetëm 19 mijë bizneseve ua bëmë taksën nga 10% në 15%. Përsa i përket biznesit të vogël që përbën 80% – 85% të bizneseve, që prek gati 500 mijë familje shqiptare, ne e ulëm taksën” tha zoti Ahmetaj.
Turi i llogaridhenies se qeverisë do të vijojë deri në fund të muajit qershor.

Sicred