KRYEFAQJA » LAJME » Ahmetaj: Rritja ekonomike në vitin 2017 parashikohet 3.9 përqind
Ahmetaj: Rritja ekonomike në vitin 2017 parashikohet 3.9 përqind

Ahmetaj: Rritja ekonomike në vitin 2017 parashikohet 3.9 përqind

Ekonomia shqiptare po i afrohet gradualisht nivelit të potencialit dhe rritja ekonomike për vitin 2017, parashikohet të jetë 3.9 për qind. Këtë parashikim e ka bërë ministri i financave dhe ekonomisë Arben Ahmetaj, gjatë një dalje për mediat të hënën. Duke u ndalur tek projektet e TAP dhe kaskada e HEC-eve të kaskadës së Devolli që po zbatohen në Shqipëri, ministri pranoi se kanë efekt pozitiv duke ndikuar në rritjen ekonomike, ndërsa shtoi se vendin e tyre në këtë rritje për të ardhmen do ta zënë turizmi, ndërtimi apo edhe investimet e huaje direkte organike.
Deklaratat e zoti Ahmetaj vijnë pasi disa institucione ekonomike ndërkombëtare kanë parashikuar një ulje të ritmeve të rritjes së ekonomisë shqiptare pas përfundimit të TAP dhe kaskadës së HEC-eve të Devollit.

Sicred